Vendimi i Kushtetueses për Tiranën, Manjani: S’bëhet dot asnjë veprim për zgjedhje
Juristi, Ylli Manjani i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka komentuar vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese këtë të enjte për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Manjani theksoi se Gjykata Kushtetuese ka bërë detyrën pasi shkelja e Kushtetutës ishte e madhe.
Ai u shpreh se në rast se Gjykata Kushtetuese merr vendimin për shkarkimin e Veliajt atëherë lind një vend vakant për bashkinë e Tiranës. Sipas tij në atë moment presidenti mund të caktojë një datë të re zgjedhjesh. Juristi theksoi se ky veprim ndodh kur bëhet zyrtarisht shkarkimi i kryebashkiakut.
“Sot ka ndodhur kjo gjë, Gjykata Kushtetuese nuk po them se ka bërë ndonjë trimëri të madhe, ka bërë detyrën. Bënte muu si lopë shkelja e kushtetutës, në këtë lopllëk ka vendosur një farë normaliteti, i përkohshëm por e ka vendosur.
Që do të thotë me pezullimin e efektit të dekretit të Tiranës praktikisht është legjitimuar pezullimi i vendimit të qeverisë për shkarkimin e Veliajt. Po është ende kryetar derisa ta shkarkojë Gjykata Kushtetuese, nëse do e shkarkojë. Gjëja është kthyer në një normalitet kushtetues. Qoftë edhe përkohësisht. Ajo çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetues është temë tjetër, nuk dua të futëm në botën e spekulimeve,” u shpreh ai.
Sa i përket pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë, Manjani theksoi askush nuk mund të kryejë asnjë veprim administrativ. Sipas tij kjo është pasoja e këtij pezullimi.
“Nuk ekziston asnjë veprim administrativ për përgatitjen e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës. Ky është efekti ligjor i këtij pezullimi. Ndoshta nuk e kane menduar aq thellë ata qe e kanë vendosur por pasoja është kjo”, theksoi ai.
Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë