Ja si ndahen mandatet në Këshillin Bashkiak

7 Prill 2023 | 21:46

Zgjedhjet e 14 majit do të vendosin në garë për Tiranën 6 kandidatë: nga Erion Veliaj i PS, tek Belind Këlliçi  i koalicionit Bashkë Fitojmë, Roland Bejko i PD dhe Lajla Përnaska, Arlind Qorri dhe Marko Dajti përkatësisht nga PDIU, Lëvizja Bashkë dhe Fronti i Majtë.

Mënyra se si do të përllogaritet fituesi për kryebashkiak është me shumicë të thjeshtë ose shumicë minimale. Kandidati që do të marrë një votë më shumë shpallet fitues i zgjedhjeve të 14 majit.

Ndryshe do të llogariten fituesit për Këshillin Bashkiak për Tiranën që është e vetmja bashki me 61 vende në këshillin bashkiak.

Në garë për të plotësuar këto vende janë 16 subjekte politike të cilat kanë depozituar, ndërkohë në KQZ sipas detyrimeve ligjore listat e tyre emërore me 61 kandidatë. Këto lista quhen ndryshe lista të mbyllura që do të thotë se zgjedhësit në fletën e votimit do ti referohen partisë dhe jo listave shumë emërore të tyre.

Llogaritja e mandateve sipas votave të fituara për Këshillin Bashkiak bëhet sipas një formule të quajtur formula e D’Hond, e cila numrin e votave të fituar nga çdo subjekt e pjesëton me numrat natyrorë me radhë nga 1 e në vazhdim.

Nga ky pjesëtim shifrat që përfitohen renditen nga më e madhja tek më e vogla deri në plotësimin e vendeve në dispozicion për këshillin bashkiak. Nëse do t’i referohemi votës politike të 2021 që subjektet politike kanë marrë në Tiranë dhe do ta llogarisnim sipas formulës në fjalë, atëherë Partisë Socialiste i takojnë 32 këshilltarë, PD-së bashkë me aleatët dhe LSI-në 28 këshilltarë dhe PSD-së 1 këshilltar ( këto subjekte politike morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 2021). Po sipas kësaj formule, referuar gjithmonë votave që kanë marrë në zgjedhjet e përgjithshme në Tiranë, numri i votave për mandatin e 61-të ishte 5677. Nëse partitë në këto zgjedhje lokale do të kishin të njëjtin rezultat dhe do të rreshtoheshin si në 2021, atëherë 1 partie të vogël do t’i duhen sot minimalisht 5677 vota për të marrë një mandat në këshillin bashkiak (përafërsisht).

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025