“Ja vendet ku do kërkosh azil”| Çfarë shkruante “Le Monde” për Berishën pas ’97-ës

23 Prill 2023 | 16:49

Gazetari Genc Burimi tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk është çudi që Sali Berisha të rikthehet në pushtet siç bëri në 2005, që u votua edhe pse pak vite kishin kaluar nga ‘97.

Ai risolli në vëmendje artikullin karikaturë të “Le Monde” për Berishën në atë kohë, që i tregonte listën e vendeve ku mund të kërkonte azil pas ‘97, pasi askush nuk e mendonte se populli do ta votonte sërish për të ardhur në pushtet.

“Kush e imagjinonte në 2005 pas asaj hataje, krizën e piramidave edhe sot më kujtohet kur Le Monde bënte një artikull ku bënte një karikaturë dhe thoshte: z. president, ja lista e vendeve ku mund të kërkoni strehim politik. Në atë kohë Berisha ishte në fund të gropë dhe kush e mendonte se në 2005 ai do të rivinte përsëri në pushtet. Pse erdhi? Sot njerëzit janë ende të traumatizuar nga piramidat, Gërdeci dhe 21 janari, por ajo që ndodhi në 2005 ishte se njerëzit u zhgënjyen kaq shumë me Fatos Nanon. Për të ndëshkuar Nanon, njerëzit shkuan në origjinë dhe sollën Berishën. Pse qenka ndryshe sot? E vetmja gjë që bën ndryshe Rama është që atë aspektin përbuzës që kishte Nano ta mbulojë duke bërë tallava”, tha Burimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023