Spahiu: Berisha në 15 maj s’do e njohë humbjen e thellë, do thotë “na i vodhën”
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha nuk do ta njohë humbjen, sipas tij të thellë në zgjedhjet e 14 majit.
Spahiu u shpreh se humbja e Berishës në 14 maj, humb edhe çdo shpresë për rotacion në 2025, pasi pushteti i Edi Ramës sipas tij mund të rrëzohet vetëm nëse fitohen bashkitë e mëdha Tirana, Durrësi, Elbasani.
“Humbja e thellë heq çdo shpresë që në 2025 të ketë rotacion politik, pushtetin e Ramës e rrëzon vetëm nëse fiton Tiranën, Durrësin, Elbasanin. Më 15 unë parashikoj daljen e Berishës në konferencë shtypi duke thënë na vodhën. Do vazhdojë të mos e njohë rezultatin, do thotë nuk hyjmë në zgjedhje, Rama nuk rrëzohet me zgjedhje por me revolucion, do thotë do vazhdojmë revolucionin, i njëjti avaz deri të shuhet”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Spahiu: Dashuria për Berishën-Ramën-Metën, mjerim i nivelit të ulët popullor
- Berisha: Yuri Kim i kërkon SPAK-ut të më arrestojë| Juristi Spahiu: SPAK të reagojë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë