‘Jam gati të shkoj të luftoj’, ukrainasja që jeton në Tiranë tregon për luftën
“Jam gati të shkoj të luftoj”. Kështu deklaroi në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania Iryna Romanova, shtetase ukrainase që jeton në Tiranë.
“Unë jam vetë gati të shkoj andej dhe të shkoj vendim tim. Unë nuk po largohem se kam fëmijë dhe fëmija im është shqiptar tani dhe nuk mund të lë një fëmijë të vogël”, u shpreh ajo.
Ajo tha se situata në shtetin e saj është shumë keq dhe vijojnë bombardimet ruse.
“Nuk po dinë ku të strehohen ukrainasit. Jam në kontakt me prindërit e mi. Unë jam në një qytet që ndodhet në Perëndimin e Ukrainës. Trivne është sulmuar aeroporti sot në mëngjes. Është gjendje alarmante, njerëzit nuk po besojnë për ngjarjet që po ndodhin”, u shpreh ajo.
Znj. Romanova tregoi se prindërit e saj nuk pranojnë që të largohen nga Ukraina.
“Kam folur më prindërit vazhdimit, prindërit e mi janë shprehur të bindur që nuk do të largohen. Thonë nuk do lemë shtëpinë për një armik”, përfundoi gruaja.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)
- 20:31 Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 20:20 Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri