“Jam i lumtur!”, Armando Broja flet për ndeshjen e parë si titullar pas shumë kohësh
Armando Broja është kthyer përsëri titullar në Premier Ligë për herë të parë që nga janari i vitit 2024, kur vishte ende fanellën e Çelsit. Por ky debutim i tij me Evertonin, nuk ka qenë siç e parashikonte, pasi u mbyll me një humbje 2-0 përballë Notingem Forest.
Broja u shpreh i lumtur që ia kishte dalë të linte pas dëmtimet e tregonte se mund të luante përsëri nga minuta e parë për të ndihmuar skuadrën e tij.
“Ne kishim disa paraqitje të mira në transfertë, duke luajtur me kundërshtarë të vështirë dhe erdhëm në shtëpi të kërkonim më shumë. Jam i sigurt që kishim mbajtjen e topit, por ishte një ndeshje e vështirë. Ata shkelmuar topin e gjatë shumë herë dhe duke fituar shumë herë topin e dytë apo gjëra të ngjashme, nisnin kundërsulme në atë mënyrë.
Për mua, në çdo ndeshje, unë dua të bëj më të mirën. Dua të ndihmoj skuadrën në mënyrën më të mirë që mundem, me gola, asiste apo me mbajtjen e topin, duke vrapuar pas shpinës, në korridore, duke mbajtur topin, duke krijuar diçka.
Unë gjithmonë dua të tregoj diçka. Sot nuk mund të them se ishte një nga ndeshjet e mia më të mira, por padyshim jam përmirësuar. Ishte një pasdite e pakëndshme për të gjithë ne.
Për mua, ana pozitive, ishte një ditë speciale, pasi ishe një periudhë shumë, shumë e gjatë që kur nisa nga fillimi një ndeshje në Premier Ligë. Ka qenë një periudhë e bezdisshme me dëmtimet dhe gjëra të tilla, por jam i lumtur që jam kthyer dhe sigurova ndeshjen e parë si titullar. Do të doja shumë që të kishim fituar ndeshjen dhe do të kishte qenë ndryshe, por duhet të përgjigjemi në vijim. Megjithatë, jam shumë i lumtur me faktin që isha titullar.
Kam qenë gjithmonë një djalë plot besim, ndaj nuk mendoj se kam qenë nervoz në ndonjë ndeshje ndonjëherë. Unë thjesht isha duke u përqendruar dhe duke u munduar të fokusohesha te ndeshja. Ndoshta mund të kishte shkuar pak më ndryshe, por sa më përket mua, unë thjesht po fokusohesha te vetja”, tha Broja para gazetarëve pas ndeshjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore