Zhegrova: Me Brojën do ishim dyshe e frikshme, do doja të luaja për Shqipërinë

30 Dhjetor 2024 | 17:38

Ylli shqiptar Edon Zhegrova, në një intervistë ekskluzive për “Max Sport” në Euronews Albania, ka zbuluar se po të kishte mundësi do të luante njëherë për Kosovën dhe njëherë për Shqipërinë.

Përse zgjodhe Kosovën? – “Unë edhe këtu ku jam u them që jam shqiptar nga Kosova dhe u flas për Shqipërinë dhe Kosovën. Ata më pyesin përse nuk janë bashkë dhe u them se dëshira e gjithë shqiptarëve është të jemi bashkë. Por kjo është politika. Unë jam krenar për Shqipërinë dhe i ndjek gjithmonë ndeshjet dhe sukseset e saj. Vendosa të përfaqësoj Kosovën sepse edhe Kosova ka nevojë për pak lojtarë të mirë (qesh)”, tha Zhegrova në emisionin “Max Sport”.

Kombëtarja shqiptare – “Unë nuk e kisha pas problem të luaja për Shqipërinë. Me pas mundësi do të luaja për dyja, njëherë për Shqipërinë dhe njëherë për Kosovën. Por mendoj se Kosova ka patur më shumë nevojë për lojtar, por normalisht kisha pas qejf të isha pjesë e kombëtares kuqezi. Tani nuk jemi bashkë, por shpresoj që një ditë të jemi një komb”.

Kush të pëlqen te kombëtarja?! – “Shqipëria ka lojtar shumë të mirë, veçanërisht në sulm. Mendoj se Armando Broja është më i miri që ka Shqipëria. Të dy bashkë do të kishim bërë një dyshe të frikshme”, u shpreh Zhegrova.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026