“Jam kërcënuar”- Avokati i Belerit për deklaratat e dëshmitarit: Vetëm gënjen

7 Nëntor 2023 | 16:42

Avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për blerje votash, është shprehur se dëshmitari Arsen Rama vetëm shpif dhe gënjën në shërbim të qeverisë.

Komentet avokati i bëri përmes një deklarate për mediat, pas pyetjes së gazetarëve lidhur me pretendimin e dëshmitarit se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe kërcënime.

Ai shtoi se Arsen Rama ka nxitur kryerjen e një krimi dhe i bëri thirrje SPAK që ta marrë nën hetim e ta arrestojë.

“Dëshmitar vetëm ky është. Ai gënjen në të gjitha pikat. Nëse është kërcënuar dhe ka vajtur, kishte takime personale vetëm me shefin e Komisariatit. Atje Arsen Rama thotë që e kanë rrahur dhe kërcënuar. Ai ka nxitur kryerjen e një krimi.

Atë doni të besoni, atë besoni. Vëllai i vetë ka thënë në televizionet tuaja që “vëllai im ka gabuar”, por e zhdukën menjëherë atë, e zhduku shteti. Edhe unë sa herë vete nëpër njerëz dhe u them votoni këtë, votoni atë.

Në të gjitha zgjedhjet, njerëzit dalin dhe bëjnë fushatë për të kërkuar votën. Po ai ishte kushëriri i vetë moj. Ta marri SPAK atë ta fusë në burg. Pse merr Belerin. Ka Struktura të Posaçme? Le ta zbulojnë lidhjen mes Belerit dhe atij. Nuk ka pasur përballje mes Belerit dhe Arsen Ramës, janë ku e ku larg njëri-tjetrit”, është shprehur avokati i Belerit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026