Zyrtari grek mesazh nga Këlcyra: Beleri duhet të betohet, të respektohet ligji

28 Tetor 2023 | 12:17

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Giorgos Kotsiras ishte këtë të shtunë në një ceremoni në Këlcyrë ku ka folur për çështjen “Beleri”.

Zyrtari grek deklaroi se Greqia shpreson që çështja Beleri të zgjidhet sa më shpejt nga autoritetet shqiptare dhe sipas standardeve të BE.

Mesazhi në fjalë u dha nga Kotsiras gjatë festës kombëtare të Greqisë, në varrezat ku prehen ushtarët grekë.

” Ashtu siç është diskutuar marrëveshja dy paleshe për eshtrat, të njëjtin bashkëpunim kërkojmë për çështjen Beleri me qëllim që të mos vazhdojë të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Siç është theksuar nga kryeministri Mitsotakis, Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i bashkisë se Himarës, e drejtë që buron nga kushtetuta  dhe është absolutisht korrekte me të drejtën europiane, Greqi mbështet në mënyë të palëkundur hyrjen e Shqipërisë ne BE, por kjo nënkupton respektimin e shtet ligjor”,tha zyrtari grek.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026