Paralajmërimi i analistit Andoni: Pres që Serbia të vijojë me incidentet

28 Tetor 2023 | 14:06

Analisti Ben Andoni ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania ku tha se pret që Serbia të vazhdojë të krijojë incidente në Mitrovicë.

Ai tha se nuk është shumë optimist për situatën, pasi para çdo marrëdhënie serbët e testojnë edhe forcërisht planin e tyre, por shtoi se nuk mendon se do ketë incidente aq të rënda sa ai i Banjskës.

Analisti tha gjithashtu se një nga gjërat që e shqetëson më shumë është fakti që qeveria e Kosovës, nuk po tregohet transparente sa i takon asociacionit.

“Unë nuk futem te skenarët shumë optimist, për arsyen e vetme se një vend që të sulmon ashtu si të ka sulmuar, unë pres që nga Serbia të kemi sulm prap në javët në vazhdim, ndoshta më shumë të kamufluar.

Unë pres edhe sulme, jo ndoshta në përmasat e Banjskës, por përsëri mund të ketë incidente në Mitrovicë, sepse serbët para çdo marrëdhënie gjithmonë e testojnë edhe focërisht planin ë tyre, Gjëja që më shqetëson është mostransparenca e zyrtarëve të Kosovës për sa i përket asociacionit”,-tha Andoni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026