‘Jam me fat’, Jennifer Lopez fejohet sërish me Ben Affleck
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë fejuar për herë të dytë, pas përfundimit të lidhjes së tyre të mëparshme në vitin 2004.
Këngëtarja ka zbuluar përmes një videoje në rrjetet e saj sociale unazën e saj të fejesës.
Çifti u takuan për herë të parë në vitin 2001 në xhirimet e një filmi dhe aty nis mes tyre një miqësi.
Në vitin 2002 aktori Affleck i propozoi për fejesë këngëtares së njohur dhe më pas ata shtynë dasmën për shkak të vëmendjes së shtuar të medias ndaj lidhjes së tyre.
“Ndihem shumë me fat, e lumtur dhe krenare që jam me të. Është një histori e bukur dashurie që ne patëm një shans të dytë”, tha Lopez për revistën “People” për ribashkimin me Affleck.
Dyshimet për një ribashkim të aktorit dhe këngëtares u shtuan pasi ajo dhe legjenda e bejsbollit Alex Rodriguez i dhanë fund fejesës së tyre në prill 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit