“Jam më se e lumtur!”- Pilotja e vetme në Shqipëri tregon si iu bashkua aviacionit
Armela Murati është pilotja e parë femër e cila i është bashkohet Forcave të Armatosura të Shqipërisë. E ftuar në Euronews Albania, ajo ka thënë se është më se e lumtur që është e para pilote, ndërkohë ka bërë edhe një ftesë për të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë t’i bashkohen aviacionit.
“Prej gati një viti unë jam pilotja e parë femër në historinë e Forcave të Armatosura dhe për këtë nuk mund të jem më se e lumtur dhe e gëzuar. Për t’u bërë pjesë e kursit ne kalojmë disa testime dhe në bazë të kualifikimeve që ne marrim, përcaktohen edhe kandidatët që do të jenë pjesë e kursit.
Ky muaj në forcat e armatosura ka qenë një muaj rekrutimi, kursi i pilotit do të hapet përsëri dhe kërkojmë vajza dhe djem që janë të interesuar për fushën e aviacionit. Në dijeninë time unë di që janë shumë aplikantë që kanë aplikuar, të rinjtë janë të interesuar duke qenë se kushtet në forcat e armatosura janë përmirësuar goxha.
Në krahasim me një vit më parë mua më duket një punë shumë e lehtë, tani ja kam marrë dorën dhe kam fituar siguri. Unë e kam provuar ajrin dhe është një kënaqësi që nuk e shpreh dot me fjalë”,-tha për Euronews Albania pilotja Armela Murati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Revoltohet mjeku: Na fusin në burg për 5 mijë lekë para kamerave, e turpshme!
- U qëllua nga një makinë në lëvizje, detaje nga konflikti me armë në Lushnjë
- 120 raste me kancer në qafën e mitrës, ISHP: Në 2024 vaksinojmë vajzat 14-20 vjeçe
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë