Jam pro heqjes së TVSH-së për naftën, thotë ish-ministri

17 Mars 2022 | 08:08

“Jam pro heqjes së TVSH-së për naftën”. Kështu u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Ismet Mulaj.

“Këto 4 ditët e fundit nafta ka zbritur 1 euro e 38 cent. Taksat janë 59 cent. 36 cent për litër është akcizë, 185 është TVSH-ja. Ka përpjekje për ta ulur TVSH. TVSH është barrë për qytetarët”, tha ai për çmimin e naftës në Kosovë.

Ai sqaroi se TVSH mund të hiqet për një periudhë të caktuar, 1 mujore ose 3 mujore.

Ndërsa për çmimin e naftës në Shqipëri, z. Mulaj u shpreh se janë 7 taksa që futen në këtë çmim.

“Shqipëria ka dy herë makina më shumë, shpenzon 50% më pak karburant. Kjo tregon që ka evazion të madh në Shqipëri. Zonat kufitare furnizohen jashtë. Mbajtja e taksave të shuma në një produkt nuk është efektive. Sjell mundësi më të mëdha për abuzime”, nënvizoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026