“Jam sëmurë”- GJKKO refuzon lirimin nga burgu të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu

1 Prill 2025 | 10:13

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, për shkak të pretendimeve për probleme të rënda shëndetësore.

Fetahu, e cila mbahet në burgun e Pojskës në Pogradec, kërkoi lirimin me argumentin se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe qëndrimi në qeli i rrezikon jetën. Mbrojtja ligjore e saj paraqiti ekspertiza mjekësore në mbështetje të këtyre pretendimeve.

Megjithatë, pas shqyrtimit të kërkesës dhe analizës së raporteve të ekspertëve, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Erjon Çela vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të justifikuar një lirimin apo zëvendësim të masës së sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO, Fetahu paraqiti kërkesën më 27 janar 2025, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë të caktuar më herët me vendimet nr. 138 dhe nr. 146 të nëntorit 2024.

Pas shqyrtimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi:

  • Rrëzimin e kërkesës së Pajtime Fetahut për ndryshimin e masës së sigurisë.
  • Ruajtjen në fuqi të vendimit për “arrest në burg”.

Sipas GJKKO-së, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është e përfshirë në dy dosje të SPAK, të lidhura me grupet kriminale të Suel Çelës dhe organizatën “Çopja” në Elbasan. Për dosjen e parë, ndaj saj ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për dosjen e dytë, ajo u arrestua me vendim të gjykatës.

Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, pak ditë përpara se të përballej me procesin e vettingut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026