E arrestuar për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja kërkon lirimin: Jam sëmurë

31 Janar 2025 | 14:11

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar në dy dosje hetimore nga SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërit Çopja dhe atë të Suel Çelës, ka kërkuar të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.

Për të verifikuar pretendimet e ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore, të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli mund të rrezikojë jetën e saj dhe të sjellë komplikacione shëndetësore.

Me vendimin e kësaj të premteje, gjykata vendosi që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më 10 shkurt në orën 11:00, ku do të japin konkluzionet e tyre.

Sipas hetimeve të SPAK dhe komunikimeve të zbardhura në aplikacionin SKY ECC, Euronews Albania meson ka rezultuar se funksionarja e drejtësisë, e cila dha dorëheqjen nga detyra në prag të vetingut, ka mbajtur kontakte me anëtarët e grupit Çopja përmes shtetasit Arzen Mama me të cilin gjyqtarja ka patur lidhje miqësore. Në biseda anëtarët e grupit Çopja i referohen gjyqtares me nofkën “komshija”.

Këto njohje, Arzen Mama i ka shfrytëzuar, për të marrë prej ish gjyqtares Pajtime Fetahu, të dhëna e informacione lidhur me dosjet që ajo ka patur në hetim e gjykim ku si rezultat të hetuarit Qosja dhe Mama, i kanë dhënë shtetases Pajtime Fetahu, përfitime të parregullta.

Nga përgjime e Sky, gjyqtarja del në komunikime dhe kreun e bandës tjetër të Elbasanit Suel Çelën, me të cilin shfaqet në një raport të afërt duke e ndihmuar në çështjet e këtij të fundit me drejtësinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, e cila nis në orën 10:00 si zakonisht. Ashtu si seancën e shkuar mësohet se Partia Demokratike...
08:49 | 16/07/2026

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026