Në takimin e mbajtur në bashki janë njoftuar largimet e nënkryetarëve dhe zëvendësimet me emrat e rinj.
Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, kush janë të emëruarit e rinj
31 Korrik 2025 |
10:58
Katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra e tyre, duke i hapur rrugë emërimeve të reja.
Anuela Ristani vazhdon të kryejë detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë.
Burime nga Bashkia bëjnë të ditur për Euronews Albania se nënkryetarët e rinj të emëruar janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë dhe fushat e përgjegjësisë së tyre:
-
- Ilir Mengra do të jetë përgjegjës për punët publike.
- Vasilika Vjero do të mbikëqyrë financat dhe zhvillimin ekonomik.
- Blendi Sula do të ketë në drejtim territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural.
- Gentian Keri do të merret me administratën e Bashkisë Tiranë.
Blendi Sulaj është opozitari që iu bashkua përpara zgjedhjeve Partisë Socialiste. Më herët ka qenë pjesë e Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike.
Është opozitari i dytë pas Endrit Braimllarit që shpërblehet me post në Bashkinë Tiranë. Kujtojmë se Braimllari është nënkryetar i Këshillit Bashkiak.
Në ambientet e Bashkisë Tiranë po zhvillohet një mbledhje nën drejtimin e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Tiranë, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë se gjatë një mbledhjeje të mbajtur 10 ditë më parë u ngrit një grup pune për zgjedhjen e nënkryetarëve të rinj. Ky grup ishte i përbërë dhe drejtuar nga Ogerta Manastirliu, së bashku me Blendi Gonxhën dhe Petrit Malajn.
Këto ndryshime në strukturën drejtuese të Bashkisë Tiranë, janë të parat që nga arrestimi në muajin shkurt të kryebashkiakut Erion Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën