Javët Kulturore Ndërkombëtare, çelet ekspozita “Copëza nga Kultura Turke”
Java e Kulturës Turke u hap zyrtarisht mbrëmjen e 12 shtatorit në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”, pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë personalitete të shumta, duke përfshirë drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, Zëvendësministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Mahmut Gürcan, si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe turke.
“Është një ngjarje e rëndësishme. Shpreh gëzim që patëm mundësi që të ndihmonim në këtë organizim. Është vijim i disa aktiviteteve. Ftojmë të gjithë të interesuarit që të vijnë të shohin diçka më shumë nga kultura turke,” –shprehet Misha.
Në kuadër të kësaj jave, Instituti “Yunus Emre” ka organizuar ekspozitën “Copëza nga kultura turke”, ku janë shfaqur 30 vepra të zgjedhura që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Turqisë.
Secila vepër i është dedikuar Yunus Emre, një simbol i rëndësishëm i kulturës së Anadollit.
Ekspozita paraqet vlera të lashta kulturore, figura të shquara të historisë dhe pasuri arkitekturore e gjeografike të Turqisë.
Java e Kulturës Turke është pjesë e nismës “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, një platformë që synon të prezantojë kultura të ndryshme botërore për publikun shqiptar.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 15 shtator 2024.
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave
- 16:50 Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave