‘Je idiot apo bën vetë?’, përplasja e Ramës me Shehajn në Kuvend

22 Dhjetor 2022 | 08:59

Kryeministri Edi Rama ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj në seancën e djeshme të zhvilluar në Kuvend.

Shehaj tha se Rama fshihet pas një kompanie offshore në Holandë, të cilës Klodian Zoto i ka transferuar inceneratorin e Tiranës.

Ky i fundit, i kërkoi prova, të cilat shehaj tha se nuk i ka. Në këto kushte, Rama reagoi duke i thënë Shehajt nëse është idiot apo bën vetë, që hedh akuza kaq të rënda për një kryeministër pa pasur prova.

“Je idiot apo bën vetë! Unë nuk të thash je, por ngrita një pyetje. Mund të bësh vete. Por ti më thua mua kriminel, sepse një kryeministër që është i fshehur offshore është kriminel. Je në vete apo jo.

Unë e kuptoj se kështu e ke në mëndje. U bë për të thirrur urgjencën, shko bëj një skaner se s’ka mundësi ose pastaj bën vetë. Nëse bën vetë, ke arsyet e tua”, theksoi Rama gjatë fjalës së tij.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026