‘Jemi pas me diagnostikimet e kancerit të gjirit, duhet më tepër angazhim’, thotë mjekja
Gratë shqiptare diagnostikohen në moshë më të re me kancer të gjirit krahasuar me gratë e vendeve të zhvilluara, kjo kërkon një angazhim më të madh nga politikat shëndetësore.
Kështu u shpreh për Euronews Albania mjekja onkologe, Kleida Mati, e cila u pyet me rastin e 1 tetorit, që nis zyrtarisht muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
“Trendi është rritës, kemi më shumë raste nga viti në vit,” – tha mjekja Mati për të përshkruar situatën, – “Kanceri i gjirit është kthyer në problematikë në shumë vende të botës”.
Mjekja tha se duke u konsultuar me statistikat spitalore të Shqipërisë për periudhën 2010-2019 është vënë re se gratë shqiptare që diagnostikohen me kancer gjiri kanë një moshë më të re se mesatarja e grave të diagnostikuara në vendet perëndimore.
“Në analizën që kemi bërë, 55% e grave të diagnostikuara me kancer gjiri kishin moshë 45-59 vjeç, ndërkohë që në vendet e zhvilluara kjo moshë mesatare është 65-67 vjeç,” – specifikoi Mati duke këshilluar se ky fakt duhet të diktojë edhe politikat e kontrolleve të përgjithshme mjekësore të popullsisë.
Prej 1 tetorit nis muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Sipas OBSH-së rreth 680 mijë gra dhe vajza humbin jetën çdo vit si pasojë e mos-diagnostikimit në kohë të kësaj sëmundjeje.
Por sipas mjekes Mati një muaj nuk mjafton për të ndërgjegjësuar dhe ekzaminuar shumicën e grave. Ajo theksoi se duhet bërë më shumë pasi “asnjëherë nuk është mjaftueshëm”.
Mjekja onkologe e konsideroi si tejet të vështirë për Shqipërinë përballimin e kësaj sëmundjeje për aq kohë sa gratë vijohet të diagnostikohen në faza të vonshme të saj.
“Ne jemi shumë mbrapa vendeve të zhvilluara për sa i përket diagnostikimit, gratë jo vetëm diagnostikohen në moshë të re, por diagnostikohen dhe në faza më të vonshme të trajtimit, kjo tregon se puna që po bëhet është e pamjaftueshme,” – u shpreh më tej onkologia.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta