“Jemi të rrezikuar”, shkodranët të tronditur: S’kemi më asnjë siguri
Masakra me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur e ndodhur pasditen e së mërkurës në Shkodër, 2 prej të cilëve qytetarë të rastësishëm që nuk kishin lidhje me atentati ka tronditur opinionin publik në mbarë vendin dhe veçanërisht në kryeqendrën e veriut.
Të pyetur nga Euronews Albania qytetarët e Shkodrës ndihen të trembur dhe të rrezikuar, në mungesë totale të sigurisë për jetën e tyre.
“Asnjë siguri nuk kemi”, thotë një e moshuar
“Njerëzit ndihen të pasigurt në qytetin e Shkodrës sot. Jo vetëm unë, por të gjithë ndihen të pasigurt. Mua më kanë ikur fëmijët nga Shqipëria, jam mërzitur kur kanë ikur kurse sot kur shoh këtë gjendje them shyqyr që kanë ikur. Ndihet mungesa e shtetit, e policisë, është inekzistente në Shkodër. Mendoj se ka segmente të policisë që bashkëpunojnë me bandat”, shprehet një qytetar.
Një atentat i përmasave mafioze tronditur njw ditw mw parw Shkodrën, duke lënë pas tre viktima dhe një të lënduar rëndë. Viktimat e sulmit me armë janë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe kalimtarja Flutura Basha, e cila ndodhej rastësisht në vendngjarje. Sulmi ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, ku në orën 15:50, persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti me targa kroate, ku ndodheshin Lici dhe Bushati.
Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut