“Jemi të tradhtuar”- Kryeministri i Katarit: Do përgjigjemi ndaj Izraelit

11 Shtator 2025 | 09:34

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, deklaroi të mërkurën se vendi i tij, së bashku me partnerë arabë po përgatiten për një përgjigje kolektive ndaj sulmit të Izraelit në Doha.

“Ka një përgjigje që do të vijë nga rajoni. Kjo përgjigje është aktualisht në konsultim dhe diskutim me partnerë të tjerë në rajon,” tha Al-Thani në një intervistë për CNN.

Ai konfirmoi gjithashtu se në ditët e ardhshme, Doha do të presë një samit arabo-islam, ku pritet të vendosen masat konkrete ndaj Izraelit.

Duke dënuar ashpër sulmin, kryeministri i Katarit e cilësoi atë si “terror shtetëror”.

“Nuk kam fjalë për të shprehur sa të zemëruar jemi për një akt të tillë… Jemi të tradhtuar,” shtoi ai.

Al-Thani akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për pengimin e përpjekjeve për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës dhe për dështimin e negociatave për armëpushim.

“Netanyahu thjesht vrau çdo shpresë për ata pengje… Ai duhet të nxirret para drejtësisë. Ai po shkel çdo ligj ndërkombëtar,” u shpreh kryeministri.

Sipas tij, pas sulmit, Katari po rivlerëson rolin e tij në çdo bisedime të ardhshme për armëpushim në Gaza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026