Jenisheri premton 25 mijë vota për PD: Do t’i fal Berishës 3 deputetë…
Selami Jenisheri i Partisë me Bashkim Popullor i Pensionistëve shqiptar, ishte i ftuar në emisionin Revieë për të folur rreth negociatave me PD-në, se kur kanë nisur ato, pra para apo pas regjistrimit të tyre.
Më tej, Jenisheri tregon se nëse kërkesa e tij për të pasur një deputet në listat e mbyllura në qarkun Tiranë plotsohet, atëherë partia e Jenisherit arrin ti sigurojë kooalicionit të PD-së rreth 25 mijë vota.
“Kjo parti quhet e vogël por nuk është kështu. Partia jonë ka kontigjent 730 mijë pensionistë. Jemi regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, është parë e arsyeshme ti bashkohemi kooalicionit të PD-së. Fillimisht na thirrën, para firmosjes bëmë një takim me 7 parti.
Na intereson të jemi të një kooalicioni. Fillimisht doja personalisht të isha në negociata me Dashamir Shehin, më pas qëndruam me atë të PD-së. Kërkojmë një deputet në listat e mbyllura në qarkun e Tiranës nga ana e PD-së.
Nëse kjo kërkesë plotësohet, ne i ofrojmë PD-së një ekonomi dy-tre fish, drejtësi si në SHBA. Në Tiranë janë rreth 250 mijë pensionistë, 5 zyra janë ku marrin pensionet pensionistët. Mund të shkoj në zyra të vë një letër të madhe dhe u tregoj si do të çoj pensionin 200 mijë lekë.
Ne i japim 25 mijë vota PD-së, të paktën 3 deputetë. Ne jemi kryetar partie për ta çuar jetën e shqiptarëve përpara, dhe kjo bëhet nga njerëz me integritet. Ne nuk do cojmë pensionistat në kuvend por të rinjtë. Besoj te PD dhe te Sali Berisha, dua t’ia le atij hapësirën tonë, dua t’ia japim këtij kooalicioni”, tha Jenisheri.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar