Jeta e emigrantit në SHBA, promovohet “Porosia e Kullës”, libri nga Pashko Camaj
Profesor Pashko Camaj, një ekspert i njohur i shëndetit publik, ka përjetësuar sfidën e tij drejt ëndrrës amerikane dhe largimin nga atdheu 40 vite më parë në një autobiografi të titulluar “Porosia e Kullës”, e cila është një përkthim i librit “Ëndërrime nga bagazhi i një veture amerikane”.
Ai trajton temat e migrimit, përjetimet e emigrantëve dhe jetën e tyre.
Camaj përballet me ndjenjën e fajit për largimin nga trojet e të parëve.
Ai shprehet: “Kam dashur të lë gjurmë me histori të thjeshta, duke u dhënë atyre jetë për t’u treguar gjeneratave më pas. Qëllimi është që ata që vijnë në Amerikë të dinë se ku kanë rrënjët.”
Ai tregon se që nga dita e parë që është larguar, ka pasur një pyetje të vazhdueshme: “A kam mëkatuar ndaj 16-17 gjeneratave që kanë jetuar në të njëjtën shtëpi?”
Kjo vepër përshkruan rrugëtimin e tij të brendshëm, shpirtëror dhe social, në përpjekjen për të njohur veten.
Kulla, që përfaqëson shtëpinë ku ai është rritur, shërben si një fortesë stërgjyshore ku mbrohen traditat e lashta. Camaj na fton të zbulojmë porosinë e kullës përmes përjetimeve që përballin dy botë: të shkuarën dhe të tashmen.
Libri, me mënyrën e tij të rrëfyerjes, është shumë afër lexuesit, duke i ofruar një pasqyrë të thellë mbi jetën e emigrantëve dhe sfidat që ata përballin.
Kjo autobiografi është një thirrje për të njohur rrënjët dhe identitetin, si dhe për të ruajtur traditat në një botë në ndryshim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet