Jo më turistë të pa regjistruar/ Liçencë në QKB për apartamentet dhe bujtinat

13 Janar 2024 | 16:01

Apartamentet dhe bujtinat nuk mund të strehojnë turistë, nëse nuk regjistrohen si biznese. Me këtë rregull, qeveria synon të formalizojë sektorin e turizmit.

Ndryshimet në ligjin e turizmit të vitit 2015, sjellin ndryshime, të cilat synojnë t’i japin zgjidhje informalitetit, pasi numri i lartë i turistëve që regjistrohen në hyrje të kufijve shqiptarë nuk përkon me deklarimet që dalin nga strukturat akomoduese.

Për këtë arsye, qeveria do të krijojë një regjistër të ri, pjesë e të cilit do të jenë dhomat e thjeshta private, apartamentet moderne, shtëpitë tradicionale, bujtinat e vilat që do përdoren në funksion të turizmit.

Me ndryshimet ligjore, tashmë çdo sipërmarrës që zotëron një strukutrë akomoduese, duhet të regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe më pas të kërkojë certifikatë në ministrinë e Turizmit.

Pas këtij hapi, ai duhet të kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën.

Projektligji parashikon edhe gjoba, kur këto biznese nuk i përmbahen rregullave të reja, nga 20 000 deri në 400 000 lekë.

Nga ana tjetër, drafti rrit mundësitë për të financuar projekte në fushën e turizmit, të cilat do të finanohen pjesërisht nga buxheti i shtetit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026