“Opozita duhet…”-Murrizi: 1 milionë shqiptarë janë larguar gjatë qeverisjes së Ramës

13 Janar 2024 | 13:51

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është shprehur se rreth 1 milionë shqiptarë janë larguar gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Komentet Murrizi i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se opozita duhet të krijojë një platformë të pëlqyer nga publiku, për të mbrojtur qytetarët nga arroganca e qeverisë.

Ai tha gjithashtu se “Rithemelimi” nuk duhet të lëvizë nga parimet e qendrës së djathtë, por të sillet si një parti konservatore.

“Unë nuk i përkas njerëzve që bëjnë llogari me laps në dorë dhe kam si qëllim në vetëvete pushtetin. Kam punuar në 34 vite 5 vite gjithsej në administratë, ushtar i vogël i Perandorisë së madhe.

Nga 97 jam në opozitë me të gjitha qeveritë, përfshi edhe qeverinë Berisha. Problemi është çfarë u ofron qytetarëve, sa mundësi ke të shndërrohesh në subjekt të vlefshëm politik, për të mbrojtur qytetarët që dhunohen nga ky pushtet, që degdisën nga sytë këmbët 1 milionë shqiptarë nga ardhja në pushtet e Ramës e deri më sot, të jesh ofertë e pëlqyer për qytetarët shqiptarë.

Nuk i lëpihem njeriu për të qenë në Kuvend. Kam qenë dy herë në Kuvend. Unë shkova te “Rithemelimi” sepse thanë që do jemi parti konservatore, nuk jemi konservatore. S’duhet të bien në delirin e madhështisë për të thënë që do i bëjnë mirë gjithë shqiptarëve, duke devijuar nga parimet e qendrës së djathtë”, tha Murrizi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026