Jo të gjithë socialistët besojnë se PS do mund të jetë mazhorancë në parlamentin e ardhshëm
Partia Socialiste ka deklaruar si objektiv nga zgjedhjet e 25 prillit marrjen e shumicës së mandateve në parlament. Megjithatë jo të gjithë socialistët besojnë se ky objektiv është i arritshëm.
Këtë e tregoi sondazhi i tretë kombëtar i kompanisë MRB për Euronews Albania ku 35.5% e socialistëve rezultoi se nuk besonin se PS do të mund të marrë më shumë se 71 mandate.
Të pyetur nëse do ta marrë apo jo shumicën e parlamentit partia së cilës ata i besojnë, qytetarët u përgjigjën:
- Po, do ketë më shumë se 71 mandate: PS 66.5%; PD 48.2%
- Jo, nuk do ketë 71 mandate, por do të formojë qeverinë: PS 20.3%; PD 23.1%
- Do të dalë e para, por nuk do të formojë qeverinë: PS 3.8%; PD 14.6%
- Nuk e di: PS 9.4%; PD 14.1%
Ndryshe nga PS, Partia Demokratike nuk ka deklaruar një objektiv të qartë me numër mandatesh për zgjedhjet e 25 prillit. Deri më tani prej kryesisë së saj është deklaruar si objektiv vetëm ndryshimi i qeverisë, gjë për të cilën PD ka bërë edhe një marrëveshje para-zgjedhore me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Metodologjia
Sondazhi i tretë i Euronews Albania pyeti në rang kombëtar 1015 persona në qarkun e Tiranës, zona urbane dhe rurale lidhur me mendimet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Intervistat u realizuan gjatë periudhës 25 shkurt – 12 mars dhe përfshinë 48.8% meshkuj dhe 51.2% femra me të drejtë vote.
Lexoni gjithashtu:
Sondazhi/ Basha më i preferuar në Tiranë, Rama me pëlqimin më të lartë në rang kombëtar
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit