“Jo thjesht një vrasje”! Çfarë gjeti policia në banesën e shqiptarit që vrau gruan
Kastriot Cenko, 39 vjeç vrau me çekiç dhe mjete të tjera rrethanore bashkëshorten e tijj Alba Cenko disa ditë më parë në lagjen Ampelokipi të Athinës ku çifti jetonte bashkë me dy fëmijët e tyre.
gazetari shqiptar në Greqi Edmont Guri tha në një intervistë për Euronews Albania se ngjarja makabre ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe sidomos komunitetin shqiptar.
Ai tregoi se policia që u gjend në vendngjarje pas njoftimit të vetë autorit të krimit, konstatoi menjëherë me mbërritjen në shtëpinë e çiftit se nuk bëhej fjalë për një vrasje të çastit.
“U duk qartë që në momentet e para kur u lajmërua që nuk është thjesht një vrasje, ka diçka më shumë. Ndërkohë që policia mbërriti në vendngjarje, kur hynë në banesë konstatuan disa shenja që tregonin se nuk ishte thjesht një vrasje në gjaknxehtësi e sipër por i bëri të dyshonin dhe të thërrisnin menjëherë ekipin e kriminalistikës. Ata kanë dëshmuar se autori jo vetëm ka ekzekutuar me çekiç bashkëshorten, por ka tentuar me mjete të tjera ta copëtojë atë, ka pasur shumë qese të zeza të futura në papafingo, duke tentuar disa herë që të largojë trupin nga banesa që të fshihte gjurmët”, tregoi Guri
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit