‘Jo vetëm muxhahedinët’, Spahiu tregon pse Irani po e sulmon Shqipërinë
Juristi Kreshnik Spahiu thotë se nuk është vetëm strehimi i muxhahedinëve arsyeja pse Irani po e sulmon Shqipërinë.
Në një intervistë për Euronews Albania Spahiu u shpreh se Shqipëria duhet të përgatitet psikologjikisht për luftë dhe duhet të kërkojë në më shumë mbështetje nga aleatët pasi do të vijojë të jetë objektiv i sulmit të Iranit.
Kjo sipas tij, pasi Shqipëria është baza kryesore pro amerikane në Europë.
“Strehimi i muxhahedinëve është vetëm një shkak. Shqipëria është baza kryesore pro amerikane në Europë, s’ka popull më pro amerikan në Europë se shqiparët, madje më shumë se edhe se vetë anëtarët e tjetër të NATO. Shqiptarët janë faktor që mbajnë balancat gjeopolitike në Ballkan. nëse nuk do të ishin shqiptarët, në Ballkan do kishte ndikim më të madh sllav dhe rus. Është ekzistenca e 2 shteteve shqiptare që kanë rritur dominimin e promarikanizmit në Europë”, tha Spahiu.
Spahiu paralajmëroi se sulmet në vazhdim nuk do të jenë në rrjetet sociale, por do të ketë pasoja të rënda.
“Qeveria shqiptare duhet të jetë në një alarm sepse është në një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin. Shqipëria duhet të jetë shumë e përgatitur ushtarakisht, qoftë dhe me shërbimet inteligjente por edhe si shoqëri përsa i përket sulmeve të tjera që në radhët tjera nuk do të jetë më në internet e në rrjetet sociale por do kemi pasoja dhe viktima fizike”, – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!