Jo vetëm për Ukrainën, SHBA miraton paketën e ndihmës për Izraelin e Indo-Paqësorin

20 Prill 2024 | 20:52

Veç paketës së ndihmës për Ukrainën, Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një paketë ndihme prej 8.1 miliardë dollarësh edhe për rajonin Indo-Paqësor, si dhe një paketë ndihme me vlerë 26.4 miliardë dollarë edhe për Izraelin.

Sipas mediave të huaja, financimi për Indo-Paqësorin është krijuar kryesisht për të penguar agresionin kinez në rajon, veçanërisht kundër Tajvanit.

Ndërsa paketa për Izraelin përfshin ndihmën ushtarake, duke përfshirë rimbushjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe financimin për masat humanitare.

Kujtojmë se paketa kryesore, ajo e ndihmës për Ukrainën me vlerë 60.8 miliardë dollarë ishte bllokuar në Kongres prej disa muajve, pas mosdakordësive mes demokratëve e republikanëve.

Zelensky dhe autoritetet ukrainase kishin thënë se kjo paketë ishte jetike për vijimin e rezistencës kundër agresionit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok

Dy të rinj në provincën konservatore Aceh të Indonezisë është rrahur publikisht me kamzhik, pasi një gjykatë e Sharias i dënoi ata për shkelje të...
20:31 | 02/07/2026

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026