Joe Biden në Izrael: Sulmi në spital duket si i bërë nga skuadra tjetër
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ndodhet në Izrael ku ka takuar edhe kryeministrin Benjamin Netanjahun.
Duke iu kthyer shpërthimit të mbrëmshëm në spitalin e Gazës, Biden i tha kryeministrit të Izraelit se si “duket” se është “bërë nga ekipi tjetër”.
Biden u shpreh se është “thellësisht i pikëlluar dhe i zemëruar” nga incidenti.
“Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga ekipi tjetër, jo nga ju. Por ka shumë njerëz atje që nuk janë të sigurt, kështu që ne duhet të kapërcejmë shumë gjëra,” tha ai.
Kujtojmë se mbrëmjen e të martës, Ministria e Shëndetësisë së Gazës, njoftoi se një sulm me raketa kishte ndodhur në një spital, ku si pasojë mbetën të vrarë 500 persona. Për këtë sulm ata akuzuan Izraelin.
Këto pretendime për bombardime janë mohuar nga Izraeli.
Shumë spitale në Qytetin Gaza janë shndërruar në kampe refugjatësh për qindra njerëz, të cilët shpresojnë se Izraeli do t’i kursejë nga bombardimet, pasi i kishte urdhëruar të gjithë banorët e këtij qyteti dhe zonave përreth të largoheshin në drejtim të pjesës jugore të Rripit të Gazës.
Zyrtarët amerikanë janë duke punuar për ta bindur Izraelit të lejojnë furnizimin brenda Gazës për civilët, grupet humanitare dhe spitalet.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë