Joe Biden prezanton ekipin anti-COVID
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, prezantoi të martën ekipin që do të udhëheqë çështjen e pandemisë dhe foli për hapat që do të ndërmarrë gjatë ditëve të para të mandatit si president.
Z.Biden prezantoi hapat që do të ndërmarrë në 100 ditët e para të mandatit të tij, lidhur me COVID-19, të cilat i bëri publike në një postim në Twitter:
“Të gjithë do të mbajnë maskë. Do të siguroj 100 milion vaksina. Do të rihap shumicën e shkollave.”
Z.Biden ka thënë se me këto hapa, ne mund të ndryshojmë situatën e sëmundjes dhe të ndryshojmë jetën në Amerikë për mirë.
Today, I’m announcing key COVID-19 priorities for the first 100 days of my administration:
– Everyone wears a mask
– 100 million vaccinations
– Reopen the majority of schoolsWith these steps, we can change the course of the disease and change life in America for the better.
— Joe Biden (@JoeBiden) December 8, 2020
Presidenti i zgjedhur Joe Biden, prezantoi anëtarët e ekipit që do të udhëheqin çështjen e pandemisë në SHBA.
Xavier Becerra, prokurori i Kalifornisë, u emerua në postin e Sekretarit të Departamentit të Shëndetësisë.
Dr. Rochelle Walensky, u zgjodh shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin e Përgjithshëm në Boston, për të drejtuar qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Dr. Vivek Murthy u emërua në postin e drejtuesit të lartë të administratës për shëndetin.
Dr. Anthony Fauci, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, u emërua si këshilltari kryesor mjekësor i Z.Biden për pandeminë.
Lidhur me udhëzimet e dhëna nga Dr. Fauci në SHBA, ai po i vendos në zbatim edhe për ditëlindjen e tij.
Anthony Fauci me datë 24 dhjetor mbush 80 vjeç, dhe ka deklaruar se ditëlindjen e tij do ta festoje online, në zoom, me bashkeshorten dhe tre vajzat e tij që i gjenden larg.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane