Joe Biden sulmon Donald Trump: Kaq shumë dëm e kaq shumë shkatërrim
Pas gati tre muajsh heshtjeje, ish-presidenti amerikan Joe Biden ka dalë me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj pasardhësit të tij, Donald Trump, duke e akuzuar për dëme të mëdha brenda një kohe shumë të shkurtër.
Gjatë një konference në Çikago të dedikuar personave me aftësi të kufizuara, Biden u shpreh: “Mbetesh pa frymë kur sheh sa shumë ka shkatërruar Trump në më pak se 100 ditë. Vendi nuk ka qenë kurrë kaq i ndarë”. Ai theksoi se politikat e reja të administratës aktuale përfaqësojnë një rrezik të madh për stabilitetin institucional dhe social në SHBA. “Ata qëllojnë fillimisht dhe pastaj marrin në shënjestër”, deklaroi Biden, duke akuzuar administratën Trump për vendime të nxituara dhe shkatërruese.
Një nga çështjet që ngjalli shqetësimin më të madh për Biden ishte politika e shkurtimeve masive në administratë, veçanërisht ndaj agjencisë së sigurimeve shoqërore “Social Security”, e cila është përgjegjëse për shpërndarjen e pensioneve për më shumë se 68 milionë qytetarë amerikanë. “Ata po i presin sigurimet shoqërore me sëpatë dhe po shkarkojnë 7000 nëpunës civilë, mes tyre edhe ata më me përvojë”, tha Biden me tone të ashpra. Ai theksoi se kjo nuk është vetëm një çështje financiare, por prek edhe marrëdhënien bazë të besimit midis shtetit dhe qytetarëve.
Në një moment tjetër të fjalimit, ish-presidenti demokrat u ndal edhe te polarizimi në rritje brenda shoqërisë amerikane. “Kam qenë pjesë e kësaj për shumë vite, por kurrë nuk e kam parë vendin kaq të përçarë”, deklaroi ai, duke shprehur zhgënjim për drejtimin që po merr vendi.
Që prej largimit nga detyra, Biden ka mbajtur një profil të ulët në publik, duke shmangur komentet direkte ndaj Donald Trump. Kjo deklaratë shënon ndryshim të qasjes, në një kohë kur retorika politike në SHBA po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në të kundërt, presidenti aktual Trump vijon të fajësojë administratën Biden për një sërë problemesh të trashëguara, duke mos kursyer kritikat në daljet e tij publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries
- 09:12 Bonusi prej 2 miliardë dollarësh i Trump paralajmëron rritjen e mashtruesve politikë në të gjithë perëndimin
- 09:05 Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer