Johnson akuza pasardhësit Sunak: I ka lejuar BE-së shumë ndikim në Britani
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson kritikoi sot marrëveshjen e kryeministrit aktual Rishi Sunak me Bashkimin Evropian për Irlandën e Veriut pas Brexit.
Ai tha se Sunak lejoi që Unioni të ruante shumë ndikim në Mbretërinë e Bashkuar.
Reuters raporton se Sunak arriti një marrëveshje të re në fillim të kësaj jave për të lehtësuar kufizimet tregtare në Irlandën e Veriut të sunduar nga Britania, duke anuluar pjesërisht marrëveshjen e mëparshme të Johnson, e cila kishte kontrolle dhe dokumentacion shtesë për mallrat që mbërrinin nga pjesa tjetër e Britanisë.
Johnson ka vlerësuar se do ta ketë “shumë të vështirë të votojë” marrëveshjen e re, sepse mendon se duhet të ishte bërë ndryshe.
Sipas Reuters, megjithëse Partia Laburiste e opozitës pritet të votojë për marrëveshjen, mosmarrëveshjet midis Sunak dhe Partisë Konservatore të Johnson mund të ringjallin ndarjet e thella ideologjike që penguan votimin e vitit 2016 për t’u larguar nga BE.
Agjencia shton se paundi ra kundrejt dollarit amerikan dhe euros pas komenteve të Johnson.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura