Johnson: S’mund të lejojmë që Ballkani të bëhet shesh lojërash për Putin
Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se bëri me dije se vendi ishullor do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje dhe Hercegovinë, për të rritur sigurinë përballë kërcënimit rus.
Sipas tij, rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bëhet një tjetër shesh lojërash për shkak të synimeve të dëmshme të presidentit rus Vladimir Putin, shkruan Reuters.
“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh lojërash për sybimet e dëmshme të Putin. Rusia kërkon të kthejë mbrapsht arritjet e tre dekadave të fundit në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha Johnson përmes një deklarate.
Shqetësimet e Perëndimit për Bosnje-Hercegovinën janë rritur që prej pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, vizioi Sarajevën më 26 maj, ku premtoi se vendi i saj do të ndihmojë në trajnimin e ushtrisë së Bosnjës.
LEXONI GJITHASHTU
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 08:45 Momenti kur disa protestues sulmojnë me shkopinj Komisariatin nr.3 (VIDEO)
- 08:31 Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale
- 08:17 Aksident në mesnatë në Korçë, Audi përmbyset në mes të rrugës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë