Jonila Godole: LSI mund të orientojë votuesit në Durrës që të mbështesin PD
Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë thotë se LSI mund të jetë faktor përcaktues në Qarkun e Durrës në luftën mes mazhorancës dhe opozitës për ndarjen e 14 mandateve.
Ajo thotë se LSI mund të orientoi votuesit e saj për të mbështetur PD në rast se do të shikojë se nuk e merr mandatin.
“Durrësi mund të merret si metaforë për të gjithë Shqipërinë, kështu që LSI, të paktën në Durrës do të jetë faktor vendimtar. Nëse është kaq e brishtë, nëse ata do të orientoheshin për të votuar Partinë Demokratike atje, në çastin që duket se LSI vetë nuk e merr atë mandat, pra votuesit e LSI të mbështesin Partinë Demokratike”, tha drejtorja e IDMK.
“Besoj se kjo do të jetë një situatë në të gjithë Shqipërinë, se si do të zgjidhet, kush do të jetë “king makër”, një votë. Kemi pasur LSI më përpara, tani mund të jetë një parti tjetër që mund të jetë me një votë ose dy vota që do bëjnë diferencën. Çështja është se si do të orientohet votuesi i LSI në Durrës dhe unë e shoh si pozitive”, deklaroi znj. Godole.
Lexoni gjithashtu:
Projeksioni, si pritet të ndahen mandatet në Durrës
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion