Jonila Godole: Lufta tani fillon, brenda strutkturave të PD ka nisur debat i fortë
Anëtarja e kryesisë së Partisë demokratike Jonila Godole, ishte e ftuar këtë të enjte në “Now” në Euronews Albania ku tha se brenda strukturave të Partisë Demokratike kanë nisur debate të forta.
Sipas saj zgjedhjet do jenë një moment i rëndësishëm pasi pas tyre, pritet që brenda Partisë Demorkatike të ketë ndryshime të mëdha.
“Tani ka nisur një debat i fortë brenda strukturave të Partisë Demokratike. Kjo është për herë të parë që në parti politike ka zëra që janë shumë kritik, ka zëra që janë kundër, por ka zëra që janë të vendosur që partia demokratike do eci në këtë drejtim. Është një parti që ka debat, debat nuk ka në asnjë parti tjetër sot.
Bushati e quan opozitë reale dhe që ka shumicën, një parti ku i merr të gjitha vendimet një person. Partia Demokratike mund të jetë, zgjedhjet do jenë një moment i rëndësishëm për të përcaktuar të ardhmen, por mbase për të thyer edhe këtë mitin e opozitës reale. Dhe atëherë do fillojë me të vërtetë një fusion për Partinë Demokratike, aty do fillojë lufta”,-tha Jonila Godole.
LEXONI GJITHASHTU:
- “30 vjet i shkojnë nga mbrapa”, Bushati: Berisha opozitë reale, LSI parti e lëngshme
- Lufta për emrin e Berishës, deputeti i PD: Na detyroi Celibashi
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive