Jonila Godole: “Nuk kisha hulumtuar asnjëherë për Parashqevinë, u befasova…

17 Dhjetor 2024 | 18:38

Jonila Godole, pedagoge dhe njëkohësisht drejtore e Institutit për Media dhe Kulturë ishte e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania ku foli për Parashqevi Simaku-n dhe videon që ka qarkulluar këto ditë.

Ajo tregon se nuk kishte dijeni për Parashqevinë dhe sesi mësoi rreth lajmit për të këto ditë.

“Nuk kisha hulumtuar për të. Ndoqa këto ditë lajmet për Parashqevinë. Në fakt ishte një nga studentët e mi që më pyeti se a e njihja profilin e saj dhe se çfarë ka bërë ajo këto 30 vitë dhe iu përgjigja që jo, nuk e njihja dhe do doja që mediat të më kishin dhënë më shumë informacione për të përveç videos që qarkullonte ku tregonte Parashqevinë në një fazë jo të mirë të saj”, tha Godole.

Ajo ndër të tjera ka bërë një status për Parashqevinë ku tregon se postimi ka qenë një mënyrë simbolike mbi artin e Parashqevisë si kolona zanore e brezit të saj.

“Në postimin që kam bërë kam folur se muzika e Parashqevisë ishte kolona zanore e brezit tim, atëherë kur kishte një lloj liberalizimi, kishte këngë për dashurinë, rininë. Kur mendoj se sajo ka shkruar një këngë për lumturinë, tani të vjen për të qeshur për situatën në të cilën ajo ndodhet por në kontekstin e kohës ishte në rregull”, shpjegon Jonila Godole.

Ajo thekson se deri më tani nuk kishte bërë kërkime për Parashqevinë pasi për vetë pedagogen nuk ishte diçka që i ngjallte kuriozitet pasi nuk është rasti i parë mes shumë artistëve të tjerë.

“Nuk dija për të, dija vetëm që kishte ikur jashtë por si puna e Parashqevisë ka pasur edhe këngëtarë të tjerë prandaj nuk kam pasur kurizoitet më përpara. Megjithesë nuk e prisja atë që gjeta nga kërkimet që kam bërë.

“Duhet thënë se është dicka tjetër të kesh qenë artist dhe të kesh pasur një kontribut në art dhe kulturë por është pjesa tjetër që 30 vite këta artistë çfarë kontributi i kanë dhënë shoqërisë. Për Parashqevinë e kuptoj që u largua në Amerikë për një jetë më të mirë sikurse shumë shqiptarë të tjerë”, tha pedagogia Jonila Godole.

LEXONI GJITHASHTU:

Rikthimi i Parashqevi Simakut, qytetarët: S’duhet të publikoheshin pamjet e saj

Parashqevi Simaku këndon sërish shqip, biznesmeni ndan pamjet nga darka në New York

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026