Jonila Godole: Shifrat e të pavendosurve japin idenë për rritjen e PD-së
Drejtorja e Institutit për Media, Kulturë dhe Demokraci, Jonila Godole duke komentuar gjetjet e sondazhit të MRB-së për qarkun e Fierit dhe Elbasanit, tha se ajo që bie në sy është rritja e të pavendosurve.
Sipas saj, qarku i Fierit tradicionalisht ka mbështetur PS, por shifrat e të pavendosurve janë një sinjal jo i mirë për mazhorancën.
“Fieri edhe në zgjedhjet e 2009, 2013, të 2017-s, ne jemi përpjekur t’i lëmë mënjanë, sepse nuk kanë qenë në një situatë normale, por gjithmonë ka pasur epërsi si qark për PS, por ajo që më bie në sy është numri i të pavendosurve. Nëse shohim tek tabelat, sidomos te Fieri, kemi një pakënaqësi saqë ata që janë të pavendosur dhe nuk dinë se kë të zgjedhin, pra pjesa më e madhe do të thoshin asnjë dhe kur thonë atë asnjë dhe ai si qark ka mbështetur PS, unë shoh aty zhgënjimin më të madh që kanë për PS, kështu që opozita aty mund të fitojë ndonjë votë. Unë shoh aty një ndeshje mes PS dhe LSI, kush do marrë vota e kujt”, tha ajo.
Ndërsa në Elbasan, znj. Godole pret që opozita të ketë një rritje popullariteti.
“Elbasani është në epërsi, ku opozita shfaqet më mirë, por numri i të pavendosurve është shqetësues, por edhe i kuptueshëm deri diku. Për opozitën shoh një shans për rritje, për PS nuk shoh shans, por a do ta mbajë këtë lloj perceptimi që ka tani”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mazniku mbi sondazhin në Elbasan: Rama me 46.5% dhe Basha me 40% kanë kapur tavanin
- Politologu Nurellari: Strategjia elektorale e PS-së, mobilizimi i socialistëve
- Kë duan për kryeministër? Rama dhe Basha në garë të ngushtë për Elbasanin, Fieri preferon kryesocialistin
- Iris Luarasi: Fieri, i vetmi qark që ka mbështetje të madhe për Ramën
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion