Jonila Godole: Shqiptarët në këto zgjedhje nuk kishin zgjidhje
Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), Jonila Godole thotë se Partia Socialiste do të përballet me vështirësi në qeverisjen e vendit.
Në studion e “Barometri Politik”, znj. Godole shprehet se kjo vështirësi lind edhe për fatin se nuk dihet se si do të performojë opozita, aksionet politike të së cilës mund t’i krijojnë pengesa shtesë qeverisë Rama.
“Mund të jenë të kënaqur, por besoj se pasi pas pushimeve dhe pasi të formohet qeveria dikur do kthehet rutina dhe kjo do zbehet. Unë mendoj se do jetë mandat i vështirë. Është mandat i tretë. Nuk e di se si do të performojë këtu opozita, sepse nuk është shumë e qartë”, tha ai.
Bazuar në gjetjet e sondazhit pas zgjedhor të kompanisë MRB të publikuar në Euronews Albania, drejtuesja e IDMC-së thekson se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit shqiptarët nuk morën zgjidhje konkrete.
“Kur shoh të rinjtë nuk shoh një super-kënaqje, nuk shoh aty një shpresë. Për fat të keq, shqiptarët në këto zgjedhje nuk kanë zgjidhje. Janë të detyruar të jenë të kënaqur me atë që marrin dhe atë që kanë”, tha Godole.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)