Joseph: Nëse Kurti ose Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel
Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha se sfida kryesore e Kosovës është përfitimi i legjitimitetit të saj ndërkombëtar duke hyrë në organizatat ndërkombëtare.
Joseph tha se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Pra ky është realiteti, Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që Kosova të ecë përpara. Pra statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara. Pra kjo i bie që do të ecë mbrapa”, tha Edward Joseph.
Ai tutje theksoi se Kosova ka ende kohë për këtë gjë sepse Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka marrë vendim përfundimtar.
“Por mesazhi ishte shumë i qartë dhe vjen nga të gjithë miqtë e Kosovës. Dhe prapë e kuptoj atë që mund të quhet rezervë, e kuptoj po ashtu edhe në anën e Serbisë së kush është Aleksandër Vuçiçi. Por kjo ka të bëjë me Kosovën që merr fatin e vet në duart e veta, pa marrë parasysh çka bën Vuçiçi dhe është qenësore që të ecët përpara.
Joseph mes tjerash tha se ka një mesazh të veçantë për krerët e shtetit kosovar.
“Unë parashikoj që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani ecin përpara dhe dorëzojnë statutin që ka përkrahjen e BE-së për Asociacionin dhe bën një hap përpara, unë do të parashikoja që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”, theksoi analisti amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë