“Lidhjen e kam të pazgjidhshme me demokratët”, Jozefina Topalli tregon çfarë priste nga Partia Demokratike
Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha në Euronews Albania se nuk e përjashton mundësinë që “Lëvizja për Ndryshim” të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ajo theksoi se vendi po plaket, ku shumë të rinj kanë marrë arratinë për shkak të mungesës së shpresës. Sipas saj, ka ardhur koha që të rinjtë të marrin në duar fatet e tyre për të sjellë ndryshimin e munguar prej 30 vitesh në Shqipëri.
“Kanë kaluar shumë kohë, nuk jemi më në vitin ‘90 dhe në vitin 2000. Po ti referohesh jetës politike edhe ne vendet përqark, shumë raste nuk është se ngrihen parti, të cilat janë të strukturuara në formën tradicionale. Ato funksionojnë edhe si lëvizje, edhe për shkak të moshës digjitale. Ajo që unë prej kohësh kanë dëshiruar dhe kam ftuar një iniciativë të tillë ta marrin të rinjtë. Ka nevojë për një energji pozitive, forcë dhe besim, por edhe për optimizëm. Besoj se kjo është gjeneza e një lëvizje që do të konsolidohet”, tha ajo.
Përfaqësuesja e kësaj lëvizjeje akuzoi kryetarët e tre partive kryesore në vend, duke i bërë ato përgjegjës për thellimin e krizës, e cila sipas saj është shumëpërmasore.
“Besoj se gjërat do të marrin rrugën e tyre dhe në javët e ardhshme do të ketë zhvillime të reja për të shkuar drejt legalizimit. Unë besoj për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme. Thelbi i krizës në të cilën ndodhet vendi ynë, fillon nga problemi dhe kriza që është brenda forcave politike. Beteja është e vështirë, sepse ke përballë tre kryetarë partish, të cilët kanë fuqitë dhe mundësitë financiare dhe mbështetjen mediatike”, tha ajo.
Gazetarja Ilva Tare pyeti ish-kryetaren e Kuvendit mbi raportet që ka sot ajo me Partinë Demokratike, për këtë znj.Topalli dha shpjegim të detajuar, duke mos kursyer kritikat për drejtuesin aktual të PD-së, Lulzim Bashën.
“Kjo ka qenë dëshira ime, ndaj dhe prej shumë kohësh dhe një tjetër arsye se pse nuk kam marrë ndonjë vendim ndryshe, sepse kam dëshiruar që reforma të bëhej brenda partisë time ku kam qenë prej 20 vitesh e ku kam bërë betejat e mia politike. Unë lidhjen e kam të pazgjidhshme me demokratët. Unë nuk i ngatërroj demokratët me ca struktura dhe me udhëheqjen e saj, unë dyshoj shumë që ajo është Parti Demokratike, sepse po të jesh demokratike duhet të kesh vizionin evropian”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)