Jozefina Topalli: PD do e kishte rrëzuar qeverinë nëse s’do kishte udhëheqje të korruptuar

29 Tetor 2020 | 19:32

Gjatë një interviste për Ilva Taren në Euronews Albania, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, iu përgjigj kritikave për nismën e saj politike. Ajo tha se zhvillimet e fundit politike kanë pasur mungesë të arsyes. Topalli këmbënguli se nuk ka asgjë personale me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, por theksoi se nëse udhëheqja e demokratëve nuk do të kishte qenë e korruptuar, qeveria socialiste do të ishte rrëzuar që më përpara.

Topalli tha se nuk e ndërmori më parë nismën e saj të re politike pasi besonte se PD-ja do të reformohej. Ajo këmbënguli se nuk u përfshi në garën për kryetar të PD-së pasi “ishte farsë”.

“Prej shumë kohësh arsyeja se përse unë nuk kam ndërmarrë vendime ndryshe është sepse kam dashur shumë që Partia Demokratike të reformohej,” – u shpreh Topalli.

E vënë përballë kritikave që vijnë nga ish-partia e saj, e cila “i dha pushtet”, Topalli tha se lidhjet vazhdon t’i mbajë me elektoratin e djathtë, por jo me udhëheqjen aktuale.

“Nuk i ngatërroj demokratët me ca struktura apo me udhëheqjen e sotme të asaj që quhet opozitë, dyshoj shumë të jetë Parti Demokratike sepse të jetë e tillë duhet të ketë votën, debatin, tolerancën dhe vizionin perëndimor, kjo është ëndrra e 30 viteve më para dhe që nuk është më. Unë s’e ngatërroj parimin me siglën,” – tha ish-kryeparlamentarja.

Topalli u ndal më tej te gara e shkuar për kryetar të PD-së. Ajo tha se “nuk kishte garë”, sepse “me video janë regjistruar manipulime të votave” dhe për këtë ajo nuk preferonte “të bëhej pjesë në një farsë”.

“Me pamje dhe me zë është regjistraur manipulimi i votatave, nuk ia lejoj dot vetes përfshirjen në një garë që përfundon në një farsë,” – u shpreh Topalli përballë pyetjes se përse nuk u përfshi në garën për kreun e PD-së dhe ta ndryshonte partinë nga brenda.

“Edhe sot kam një ftes, duke e lënë si shans apo dritare të hapur, nëse PD-ja do të kishte një udhëheqje të re dhe të pakorruptuar jam e sigurt se ajo do të fitonte zgjedhjet dhe nëse kjo do të kishte ndodhur më përpara qeveria Rama do të ishte rrëzuar, për të tjerat [kritikat] që ndodhin sot janë taktika të vjetra,” – tha Topalli.

 

Lexoni gjithashtu:

“Lidhjen e kam të pazgjidhshme me demokratët”, Jozefina Topalli tregon çfarë priste nga Partia Demokratike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021