Juglindja në “radarin” e turistëve të huaj, Korça kryeson preferencat

20 Prill 2026 | 20:41

Juglindja e vendit vijon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara për turistët e huaj, numri i të cilëve ka ardhur në rritje vitet e fundit. Sipas të dhënave, rreth 85% e vizitorëve që kanë zgjedhur Korçën dhe zonat përreth janë të huaj.

Kjo rritje lidhet edhe me faktin se një pjesë e madhe e operatorëve turistikë kanë lidhur kontrata me agjenci vendase dhe ndërkombëtare, duke garantuar një fluks të qëndrueshëm vizitorësh.

Vetë turistët tregojnë se e kanë zbuluar Korçën përmes internetit dhe vlerësojnë veçanërisht ushqimin tradicional, çmimet e përballueshme, mikpritjen e banorëve dhe mundësitë që ofron turizmi i gjelbër.

Disa qytetare shprehen mjaft të impresionuara qoftë për çmimet, peisazhin si dhe njerëzit.

“Jemi nga Republika Çeke, na pëlqente të vinim këtu për të kaluar një natë. Do shkojmë në mal dhe këtu ka shumë male. Çmimet janë shumë të ulëta.”

“Çmimet janë të mira, gjëja më e mirë janë njerëzit, shumë miqësore. Me pëlqen gjithçka këtu”

“E gjetëm Korçen në internet, vend shumë i bukur për të eksploruar. Po kënaqemi shumë.”

“Vij nga Gjermania, Korça është shume e bukur. Pjesa e pazarit fantastike. Çmimet janë të ulëta ndërsa mua më pëlqen birra këtu. Shumë e shijshme.”

Operatorët turistikë konfirmojnë interesin e lartë të turistëve të huaj. Sipas Klaus Pronjarit, rezervimet kanë nisur që një vit më parë, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të kërkesës. Ai thekson se Korça mbetet një destinacion me vlera historike dhe kulturore, që ofron gjithmonë diçka për t’u zbuluar.

“Rezervime me turistët e huaj kanë nisur që vitin e kaluar, ka patur fluks të lartë. Korça ka çfarë ofron, vend historik nga i cili njerëzit përherë kanë çfarë zbulojnë”, tha Klaus Pronjari – Operator turistik.

Përveç Korçës, fluks rezervimesh ka edhe në Pogradec dhe në fshatrat turistikë si Tushemishti, Lini, Voskopojë dhe Dardhë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon vihet re interes edhe për zona të tjera si Erseka, fshatrat e Kolonjës, si dhe lëvizje turistike në Devoll, Maliq dhe Pustec, duke e shtrirë turizmin në të gjithë juglindjen e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Korçës, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pas...
20:09 | 18/07/2026

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas kanë...
19:33 | 18/07/2026

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026