Juristi Braho: Venecia ka lënë detyrë sqarimin e çështjes së koalicioneve
Ledio Braho, jurist, thotë se një pikë e rëndësishme në opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet Kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor është çështja e koalicioneve.
Z. Braho thotë e kjo pikë është e paqartë pasi ndryshe flitet në Kushtetutë dhe ndryshe në Kodin Zgjedhor. Ndaj tha ai Venecia ka kërkuar që palët të bëjnë interpretimin e kësaj çështjeje para zgjedhjeve ose të arrijë një marrëveshje politike mes tyre.
“Ka një problematikë pasi neni që është ndryshuar në Kushtetutë bën një përcaktim tjetër për koalicionet. Kodi i ri Zgjedhor flet për koalicion me një listë kurse Kushtetuta flet për koalicione siç ka qenë më për parë. Komisioni i Venecias bën thirrje për palët që të arrijnë një dakordësim qofte dhe politik për këtë çështje. Nëse disa partia politike për shkak të formulës së re”, u shpreh juristi.
Nëse PD hyn në zgjedhje me një listë bashkë me disa parti të tjera dhe po kështu LSI, atëherë nuk dihet se ato do të konsiderohen pjesë e një koalicioni apo jo. Kërkohet interpretim në mënyrë që dhe Presidenti të dije se kush duhet konsideruar fitues”, tha z. Braho.
Juristi shtoi më tej se, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë janë bërë brenda vitit zgjedhor që përbën një shkelje të parimeve që ndiqen nga vendet Evropiane. Ai tha se Venecias ka lënë detyra të qarta për palët si para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:42 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik