Juventus ndërhyn në merkato, Barcelona synon transferimin e sulmuesit të Dortmudit
Eleminimi nga Champions League dhe gara e vështirë në La Liga kanë detyruar drejtuesit e Barcelonës të hedhin sytë drejt merkatos dimërore. Emri i parë që i josh katalanasit është ai i Jusufa Mokoko, sulmuesi i Borussias së Dortmundit.
18-vjeçari që debutoi në kupën e botës shihet si një nga talentet e së ardhmes, ndërkohë që spanjollët janë hedhur në sulm për të përfituar shërbimet e tij, teksa gara pritet të jetë e fortë.
Lëvizje ka dhe në aksin Spanjë-Angli, aty ku duket se transferimi i Moratës tek Manchester United është çështje ditës. 30-vjeçari shihet si zëvendësues i yllit portugez, Kristiano Ronaldo, ndërkohë që ka luajtur për dy sezone në Premier League, aty ku ishte pjesë e Chelseas.
Edhe pse në situatë kritike, as Juventusi nuk mund të qëndrojë në hije gjatë merkatos së janarit. Bardhezinjtë kanë shënjestruar menjëherë kampionin e botës Merkaliste dhe mesfushorin Isco, ish-lojtari i Realit të Madridit.
Së fundmi Isco u transferua tek skuadra e Sevillas aty ku numëron 12 paraqitje ndërkohë që nuk mund t’i thotë jo kalimit në Serinë A.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale