Juventusi dhe gara për sulmin, Maldini emri i ri në merkato, Lazio dhe Napoli në ndjekje
Juventusi po lëviz për të përforcuar repartin ofensiv në këtë merkato dimërore, me një listë emrash që vijon të zgjerohet. Rikthimi i Federico Chiesas mbetet objektivi kryesor, por pista paraqitet e ndërlikuar për shkak të qëndrimit të Liverpoolit. Në të njëjtën kohë, bardhezinjtë po vlerësojnë edhe profile të tjera si Yannick Carrasco dhe Thiago Almada.
Së fundmi, në radar është shfaqur edhe Daniel Maldini. Sipas raportimeve, Juventusi e ka monitoruar prej kohësh lojtarin e Atalantës, i cili nuk po gjen shumë hapësira aktivizimi. Profili i tij shihet si një alternativë më ekonomike dhe funksionale, e aftë të luajë si sulmues krahu apo “false nine”.
Megjithatë, Juventusi nuk është i vetëm në garë. Lazio ka bërë hapa konkretë për Maldinin, me një ofertë huazimi dhe opsion blerjeje, ndërsa edhe Napoli është futur në listën e klubeve të interesuara. Për momentin, e ardhmja e sulmuesit 23-vjeçar mbetet e hapur, me merkato dimërore që pritet të sjellë zhvillime të reja.
Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes