“Ka kaluar çdo limit! Nisim mosbindjen civile”-Noka: 20 shkurti, ditë e shënuar

8 Shkurt 2024 | 11:02

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha për mediat se tashmë ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë. Ai tha gjithashtu se tashmë do të ketë mosbindje civile, ndërsa shtoi se 20 shkurti do të jetë një ditë e madhe për opozitën.

“Ka kaluar çdo limit që opozita mund të durojë, ka kaluar çdo kufi ku demokracia mund të durojë. Tani e mbrapa është mosbindje civile. Kudo ti shikojnë ti përbaltin e ti pështyjnë, me vezë, domate, ti qëllojnë. 20 shkurti do jetë një ditë e shënuar që do i japë një ditë e shënuar që do i japë një mesazh të madh bandës së pushtetit.

20 shkurti do të jetë një ditë që qytetarët e lirë të këtij vendi do të ngrihen, e kur ngrohet populli, nuk ka regjim që i ndalon. Ne do e mbajmë aksionin në çdo formë, pas 20 shkurtit do të shikoni një ndryshim të opozitës”,-tha Flamur Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026