“Ka patologji anti-shqiptare”, Kola: Bashkimi i VLEN nuk është projekt kundër Ali Ahmetit, është…

11 Maj 2026 | 22:35

Drejtori ekzekutiv i Institutit të studimeve sociale dhe humane, Leart Kola i i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur në lidhje me marrëdhëniet e kryeministit të Kosovës, Albin Kurti me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Gjatë fjalës së tij, u shpreh se situata në Kosovë nuk është e njëjtë si në Maqedoni teksa e ka cilësuar se atje shqiptarët janë në siklet. Sipas tij bashkimi i VLEN nuk është projekt kundër Ali Ahmetit por është projekt pro Mickoskit.

“Kosova për mendimin tim nuk është asgjë me çfarë sikleti e ka futur botën shqiptare në Maqedoni. Pra për shembull, për mendimin tim mund të jetë ndonjë urrejtje patologjike që ky ka, po flas mbase me luftën.

E di ç’më habit mua në Maqedoni, që nuk është se është projekt kundra Ali Ahmetit është projekt pro Mickoskit pra nuk është thjesht si të thuash që unë dua që të krijoj një klasë të re politike sepse siç tha dhe zotëria, pse duhet që për shembull ti të investohesh për të bashkuar disa ish-funksionarë të BDI-së në një subjekt por është një projekt i cili nisi me shtyrjen e Arben Taravarit si kandidat për president.

Pra është goditja e parë që i bëri në favor të Mickoskit sepse dobësoi totalisht Stevo Pendarovskin që do ruante një lloj balance dhe shkatërroi plotësisht LSDM-në. Pra ishte dhe kontributi i këtij që e bëri këtë gjë dhe pastaj bashkëjeton me një njeri i cili ka një patologji antishqiptare të dukshme të shprehur”, tha Leart Kola ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026