‘Ka përdorur spraj se është ndjerë i kërcënuar, flet avokati i rusit Zorin
Demir Çiftja, avokati i shtetasit rus Mikhail Zorin, në një deklaratë për mediat pas vendimi të gjykatës tha se klienti i tij nuk e pranon këtë vendim dhe kërkon një masë më të butë.
Avokati kryesisht i caktuar nga shtetit u shpreh se ka kërkuar nga prokuroria që të njihej me materialet por nuk i janë vënë në dispozicion. Ai tha se shtetasi rus e kishte përdorur sprajin ndaj ushtarëve pasi është ndjerë i kërcënuar për momentin.
“Klienti pretendoi se i kanë dhënë deklarimet, për momentin janë sekret hetimor, do t’i ngelë hetimit kjo situatë në të ardhmen. Nuk jam në dijeni nëse kanë bashkëpunuar me autoritete shqiptare, jam avokat i caktuar nga gjykata, ai sqarimet i ka dhënë. I mbrojturi prej meje ka debatuar me dy punonjësit që kanë qenë rojë, ka përdorur një spraj me piper sepse është ndjerë i kërcënuar për momentin, kjo ka qenë ngjarja. Ne kërkuam të njiheshim me materialet, por Prokuroria i bie shkurt dhe thotë se akuzën tonë e kemi të bazuar në prova. Klienti im nuk e pranon vendimin, kërkon masë më të butë”, tha ai.
Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg 2 rusët dhe ukrainasit që u kapën teksa tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh më 20 gusht.
Incidenti në Gramsh:
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.
Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.
Për këtë ngjarje ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh një ditë më parë se rasti po hetohet me seriozitet dhe se nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se hetimet vijojnë. Nga opozita nuk mungojnë akuzat dhe theksohet se është cenuar siguria kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…