“Ka presion politik”- Wisner: Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe afatgjatë

10 Maj 2024 | 10:50

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner, mori pjesë këtë të premte në takimin e organizuar nga KLGJ dhe KLP për Ditën e Drejtësisë.

Wisner inkurajoi magjistratët për të vijuar punën në goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pavarësisht presioneve nga politika.

“Reforma në drejtësi nuk është e lehtë apo perfekte, por të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të jenë krenar për punën e bërë. Ju dhe institucionet e tjera të pavarura po sillni pritshmëri për sistemin e drejtësisë duke ndërmarrë veprime kundër krimit të organizuar, shqiptarët të kenë besim tek ju.

Sfidat me të cilat po përballeni janë të mëdha, ka pengesa por pritshmëritë publike janë të mëdha. Është me shumë rëndësi puna juaj, takimi juaj është një shembull i jashtëzaknshëm se institucionet nuk mund të punojnë vetëm. SHBA është krenare që po punon me ju. Numri i dosjeve, mbushja e vakancave, ka akoma proces vettingu, ka presion politik, pritshmëri të larta nga publiku, dhe ju do të vazhdoni të punoni”, tha Wisner.

I ngarkuari me punë i ambasadës theksoi gjithashtu se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe afatgjatë.

Ai theksoi se SHBA do të mbështesë çdo reformë që lufton korrupsion dhe është në përputhje me pavarësinë e sistemit gjyqësor.

“Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe presim që institucionet që janë krijuar do të jenë afatgjata dhe nuk ka asnjë pikëpyetje për këtë, pasi populli shqiptar e kërkon atë. Përpjekjet tuaja për ta përmirësuar qeverisjen, më shumë duhet bërë nga politikanët dhe institucionet.

SHBA do të mbështesë përpjekjet për reforma në përputhje me Kushtetutën dhe me pavarësinë e gjyqësorit. Inkurajojmë më shumë bashkëpunim për të vijuar reformat e duhura për rrugën e Shqipëirsë në BE për të luftuar korrupsionin”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026